Hillary Clinton dhe Bill Clinton sot shënojnë 47 vjetorin e martesës së tyre.
Këtë e bëri të ditur ish-sekretarja e shtetit, Hillary Clinton, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.
“47 vjet! Gëzuar përvjetorin, Bill”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se Hillary Clinton ka shërbyer si Sekretare e Shtetit Amerikan nga viti 2009 deri në vitin 2013 nën administratën e presidentit Barack Obama.
Ndërsa Bill Clinton ka shërbyer si presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga viti 1993 deri në vitin 2001.
Për t’u informuar më shumë se pse çifti Clinton është i dashur për Kosovës, klikoni në linkun e mëposhtëm.