Osmani: Fjalimi i deputetit ukrainas i fuqishëm për Kosovën në AP-në e Këshillit të Europës

Osmani: Fjalimi i deputetit ukrainas i fuqishëm për Kosovën në AP-në e Këshillit të Europës

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, me një fjalim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, i është drejtuar vendeve mosnjohëse të pavarësisë së Kosovës brenda Këshillit të Europës që ta ndërmarrin hapin dhe ta njohin Kosovën si shtet.

Goncharenko në fjalimin e tij e dha edhe një mesazh në gjuhën shqipe.

“Kosova është Europë”.

Për këtë fjalim të deputetit ukrainas ka reaguar presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Ajo e ka vlerësuar si fjalim të fuqishëm, duke thënë se Kosova dhe Ukraina qëndrojnë në anën e lirisë.

“Kosova është Evropë! Një fjalim i fuqishëm nga deputeti @GoncharenkoUa mbi të drejtën e Kosovës për t’u ulur në mesin e kolegëve evropianë në Këshillin e Evropës.Kosova dhe Ukraina qëndrojnë në anën e lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut”, shkroi Osmani në Twitter.

Related Articles