Gazetari dhe analisti politik, Valon Syla ka dalë kundër konceptit gjermano-francez për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.
Syla përms një postimi në Facebook, këtë koncept e ka quajtur “humbje” kohe.
“Mundet Serbia me pranu idenë që me një marrëveshje me Kosovën, me pranu me u antarësu ne në OKB, por pa e njoftë shtetin. Por mbi cfare garanca?”, ka shkruar ai.
Ai gjithashtu ka pyetur se kush garanton për heqjen e vetos kineze dhe asaj ruse.
“Njohja e Kosovës nga Serbia është çelësi. Pa njohje të ndërsjellë as Kosova as Serbia nuk mund të antarësohen në BE. E Kosova përpos Serbisë ka ambicie edhe për integrim në NATO pa njohje as aty smund të antarësohemi dhe na bjen perseri me ju kthy negociatave për njohje. Keto dy organizata nuk pranojnë antarë që si kanë çështjet e mbyllura me fqinj dhe me vendet anëtare të tyre”, shkroi tutje Syla.
Postimi i plotë i tij:
Koncepti Francez e Gjerman pa njohje nga Serbia por në OKB, është humbje kohe, në stilin kur s’ka Coca Cola bon edhe Pepsi.
Mundet Serbia me pranu idenë që me një marrëveshje me Kosovën, me pranu me u antarësu ne në OKB, por pa e njoftë shtetin. Por mbi cfare garanca?
Por, kush garanton këtu për OKB? Për Veton ruse në Këshill të Sigurimit, pastaj. Për Veton Kineze?
Sidomos Serbia nuk mund të garantoj në çfardo bisedime me Kosovë për këtë punë e as Franca e Gjermania
Njohja e Kosovës nga Serbia është çelësi. Pa njohje të ndërsjellë as Kosova as Serbia nuk mund të antarësohen në BE. E Kosova përpos Serbisë ka ambicie edhe për integrim në NATO pa njohje as aty smund të antarësohemi dhe na bjen perseri me ju kthy negociatave për njohje. Keto dy organizata nuk pranojnë antarë që si kanë çështjet e mbyllura me fqinj dhe me vendet anëtare të tyre.
Andaj koncepti, apo skenari Franko-Gjerman është kot.
Vetëm një vendosje e kufirit, ku Serbia e njeh e kryen dhe e heq qafe problemin Kosovë – Serbi dhe mundëson antarësim për në BE dhe NATO, e sidomos në NATO.
Edhe pa amerikan, ky skenar është kot.
Njohja e Serbisë dhe kufirit kosovar, i hap rrugët për OKB pastaj, ku as vetoja ruse e kineze me pranimin zyrtar të Serbisë me njohje, nuk mund ta pengoj më sepse shteti problematik në këtë rast Serbia, e ka pranuar fubdin e mosmarrëveshjes politike diplomatikisht.