“AAK kundër Draft-Kodit Civil”

“AAK kundër Draft-Kodit Civil”

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi ka folur sugjerimet për miratimin e Kodit të ri Civil, i cili lejon martesën mes gjinive të njëjta.

Bytyqi ka theksuar se si Grup Parlamentar i AAK-së është kundër Draft-Kodit Civil dhe do të vazhdojë ta mbajë këtë qëndrim.

Tutje ajo ka hedhur kritika ndaj Qeverisë Kurti, për të cilën tha se po ua cenon të drejtën atyre që bartin shami në shkollë, e në anën tjetër po e përkrah martesën mes gjinive të njëjta.

“Mirëpo ajo çka mua më pengon më së shumti është se kur ti po ua cenon të drejtat atyre që bartin shamia në shkollë. Ti po i ndalon me shku në shkollë, por po e përkrah Kodin Civil martesat e njëjta kjo nuk është e logjikshme. Ti po ua cenon të drejtat e njeriut. Nëse ti do të vazhdosh me i përkrah të drejtat e të gjithë njerëzve, ti duhet t’i përkrahësh edhe vajzat me shami ku është një e drejtë elementare”, tha Bytyqi në Teve1.

Sipas saj, Qeveria Kurti ende nuk e ka specifikuar se prej cilës moshë do të duhej të lejohej bartja e shamisë në shkollë.

“Ka disa nxënëse që u ndalohet dhe ka edhe mësimdhënëse që iu ndalohet e drejta për të dhënë mësim, e ti të përkrahësh martesën me gjini të njëjta, këtë nuk e shoh të arsyeshme”, shtoi ajo.

Related Articles