Hoti: 89 milionë euro shpenzime për viza, ata që i vonuan vizat nga viti 2016 duhet të marrin përgjegjësinë

Hoti: 89 milionë euro shpenzime për viza, ata që i vonuan vizat nga viti 2016 duhet të marrin përgjegjësinë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur shpenzimet e qytetarëve të Kosovës ndër vite për të aplikuar për viza shengen.

Përmes një statusi në Facebook, Hoti ka deklaruar se sipas raportit të fundit të BPRG-së që është publikuar këtë muaj, për periudhën 2016-2022, kosovarët kanë shpenzuar rreth 89 milionë euro për të aplikuar për viza shengen nëpër ambasada, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se ata që kanë vonuar vizat që nga viti 2016 duhet të marrin përgjegjësi, duke aluduar kështu në Lëvizjen Vetëvendosje, e cila aktualisht është duke udhëhequr Kosovën, e që shpesh herë është kritikuar se sa ishte në opozitë ka penguar procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën duke shpërfaqur një imazh jo të mirë dhe të rrezikshëm të Kosovës përballë ndërkombëtarëve.

Postimi i plotë:

Për periudhën 2016-2022, kosovarët kanë shpenzuar rreth 89 milionë euro për të aplikuar për viza shengen nëpër ambasada (sipas raportit të fundit të BPRG të tetorit 2022).

Ata që i vonuan vizat nga viti 2016 duhet të marrin përgjegjësinë.

Related Articles