Opozita do që Kurti të raportojë në Kuvend për dialogun

Opozita do që Kurti të raportojë në Kuvend për dialogun

Kur i takoi për t’i informuar për dialogun, më 30 gusht, dy liderët opozitarë i kërkuan kryeministrit Albin Kurti që njësoj të raportojë edhe në Kuvend.

Por as një muaj pas nisjes së sesionit të ri, shefi i qeverisë nuk ka folur para deputetëve.

Zyra e Kryeministrit nuk ka dhënë përgjigje për Klan Kosovën nëse janë duke planifikuar një gjë të tillë, njësoj siç nuk do të deklarohet as grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Por opozita po e quan këtë mungesë transparence. Deputetja e Lidhjes Demokratike, Rrezarta Krasniqi, vlerëson se Kurti do të duhej të raportonte tashmë.

Njësoj vlerëson edhe Partia Demokratike që nuk ka marrë pjesë në takimin mes liderëve. Por deri tash, asnjëra parti nuk ka kërkuar zyrtarisht raportim të shefit qeveritar.

Blerta Deliu e PDK-së thotë se agjenda e kuvendit kohët e fundit ka qenë e ngarkuar me krizat e brendshme si greva, energjia e inflacioni.

Megjithatë, opozita ka shumë pyetje për këtë proces, kurdo që Kurti del para tyre. Krasniqi e LDK-së thotë se Kurti duhet ta sqarojë më shumë propozimin franko-gjerman për dialogun.

Raundi i fundit i dialogut në nivel liderësh është mbajtur më 18 gusht, derisa është përfolur për një takim të ri në Bruksel, së shpejti.

VIDEO:

Related Articles