Një minator që punon në thellësi rreth 800 metra nën tokë ka treguar për vështirësitë e minatorëve në Trepçë.
Ai ka thënë se kushtet punës në horizontet e Trepçës nuk janë shumë të mira, pasi përveç kushteve natyrore, sfidë paraqesin edhe mjetet e punës, të cilat thotë se janë të vjetra.
“Procesi i punës këtu është me vështirësi. Siç po e shihni është pak nxehtë këtu, por ka edhe rrezikshmëri… Për kushte, rrogat mund të them si dhe të na plotësohen kushtet me mjete më të reja, më të mira, pasi siç po e shihni, punojmë me mjete të vjetra”, deklaroi ky minator.
Pavarësisht këtyre sfidave, ai thotë se punën e bënë me qejf.
“Punën këtu e kam filluar në moshën 25 vjeçare, qe tri vite do me thënë. Punën e kam shumë me qejf, sepse është punë e mirë, është me hallall”, u shpreh ai për tëvë1.