Një aksident trafiku rrugor ka ndodhur sot rreth orës 08:45, në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë.
Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, shkruan Gazeta Enigma.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka konfirmuar për Gazetën Enigma se kanë mbetur të lënduar pesë persona.
Ai ka thënë se personat e lënduar kanë marrë trajnimin e nevojshëm mjekësor.
“Rreth orës 08:45, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë – Mitrovicë. Në aksident janë përfshirë dy vetura ndërkaq pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka thënë Borovci për Gazetën Enigma.