Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në komunën e Vitisë, ku një person është gjetur pa shenja jete.
Burimet e Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktima me rroba të djegura është gjetur në rrugën e Letincës, ku është parë një veturë e braktisur e afër së cilës ndodhej trupi i cili dyshohej të ishte pa shenja jete.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet mjekësore, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Po ashtu njësitë policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme lidhur me rastin, ku në vendin e ngjarjes kanë gjetur lëndë djegëse dhe një shkrepëse.
Po ashtu vetura e braktisur është sekuestruar, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar ‘Vdekje e dyshimtë’.