Haxhiu për liberalizimin e vizave: Jemi optimist, kemi punuar për këtë

Haxhiu për liberalizimin e vizave: Jemi optimist, kemi punuar për këtë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se është jashtëzakonisht optimiste për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Megjithatë, ajo u shpreh se nuk do të veprojë,  siç tha ajo, si qeveritë e kaluara që kanë dhënë deklarata për liberalizimin e vizave.

“Ju i mbani mend deklaratat e ish-kryeministrave dhe ish-presidentëve në vazhdimësi duke i mashtruar në vazhdimësi qytetarët. Ajo që mund të them është që gjithçka çka varet nga ne, e kemi bërë. Ajo që mund të them është se jemi jashtëzakonisht optimist dhe kemi punuar për këtë sidomos, Ministria e Jashtme, kryeministri Kurti, presidentja Osmani dhe Kryetari i Kuvendit, pra kanë qenë dis prej figurave që janë angazhuar jashtëzakonisht për këtë. Jemi optimistë që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm sepse është e drejt e tyre dhe s’mund të vazhdohet kësisoj më gjatë”, tha ajo.

Related Articles