Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon një takim me qytetarët në Vaun e Dejës.
Gjatë fjalës së tij Berisha komentoi edhe fjalimin e kryeministrit Rama në Këshillin e Evropës.
Berisha tha se fjalimi i sotëm ishte skandaloz dhe se janë pikërisht qëndrimet e Ramës që e kanë çuar në burg Hashim Thaçin.
“Mbajti fjalimin, iu ngrit përfaqësuesi i Rumanisë tha s’jemi Prokurori, ndaj tha pse ke frikë nga hetimi. Ai e kishte fjalën për udhëheqjen politike të Kosovës. Nëse Thaçi u zbrit nga avioni shkak janë qendrimet e Ramës dhe të personave të që vraponin të bllokonin gjykatën. Edhe sot bëri skandalin e i tha tjetri s’jemi Prokurori. I tha Balkani i Hapur është kundër Kosovës ti e promovon. Kudo që udhëton, udhëton si anti-shqiptar i mirëfilltë”, tha Berisha.