Policia e Kosovës sot ka arrestuar katër persona në fshatin Shkabaj.
Sipas Policisë, ata dyshohen për rrëmbim.
Personave të dyshuar u janë gjetë dhe sekuestruar gjësendet ( llap top, stoli- bizhuteri, orë dore, pasaportë etj.), që i janë marrë personit të rrëmbyer.
“Sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Rajonit të Prishtinës, në një restaurant në fshatin Shkabaj, janë arrestuar katër persona të dyshuar për veprën rrëmbim. Arrestimi i të dyshuarve: – G. B, mashkull 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, – A. B, mashkull 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës – E.T, mashkull 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe – L. Rr, mashkull 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ka ardhur si rezultat i një pune të shkëlqyer hetimore të cilën specialist për hetimin e krimit e kanë bërë në rastin e denoncuar me datën 11.10.2022”.
“Personave të dyshuar u janë gjetë dhe sekuestruar gjësendet ( llap top, stoli- bizhuteri, orë dore, pasaportë etj.), që i janë marrë personit të rrëmbyer, i cili në gjendje të mirë është liruar pasi i janë marrë gjërat e sipërshënuara. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke kryer veprimet e nevojshme, para se rasti të procedohet më tej.