I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak, pas takimit që pati me kryeministrin e vendit, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi tha se me të dy disktutuan për hapat e mëtejshëm për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, teksa shtoi se pati përfshirje edhe të Sekretarit Amerikan, Antony Blinken.
“E para ishte rruga drejt normalizimit dhe vazhdimi i diskutimeve që nisëm së fundmi që vazhduan edhe me intervenim të presidentit Macron e kancelarit Scholz dhe përfshirjen e Blinkenit”, është shprehur Lajçak.
Lajçak tha tutje se në rend dite ishte edhe çështja e energjisë dhe ajo e targave të veturave.
“Diskutuam hapat e mëtejshëm dhe gjithashtu në rendin e ditës janë çështjet aktuale, veçanërisht çështja e energjisë dhe çështja e targave sepse siç e dini afati është 31 tetori dhe është shumë e rëndësishme që unë dhe Bashkimi Evropian të dinë se cilat janë planet dhe të shmangim situatën të mos eskaloj sepse kjo nuk është në interesin tonë”, është shprehur Lajçak.
Tutje, ai tha se me Kosovën janë në procesin e konsultimeve për këtë, teksa shtoi se është një rrezik sa i përket licencës së Elektroseverit, licencë kjo që mund të tërhiqet, e që sipas tij nuk kjo nuk duan që të ndodh, teksa bëri të ditur se e kanë ftuar të gjithë akterët në Bruksel.
“Për mua është e rëndësishme që të sjell konkluzionet dhe t’i diskutojmë ato me kryeministrin dhe unë do të jem në Beograd më të njëjtën agjendë dhe të njëjta çështje dhe dua që të gjejmë zgjidhje për çështjet që janë ende të hapura” është shprehur Lajçak.