Qytetarët e Kosovës mund të jenë më optimistë se kurrë për lëvizjen e lirë në zonën Schengen.
Komisioni i BE-së pritet të nisë më 13 tetor procedurën që do të çojë në vendimin përfundimtar.
Pritjet në BE janë që hapat formalë të kryhen deri në fund të vitit dhe pastaj të caktohet data e hyrjes në fuqi të vendimit. Liberalizimi i vizave bart disa rregulla që duhen ndjekur nga secili udhëtar. Në këtë video shpjeguese mund të mësoni më shumë për to.
Me liberalizimin e vizave, të gjithë qytetarët që kanë pasaportë të vlefshme biometrike të Republikës se Kosovës, kanë të drejtë të udhëtojnë pa viza vetëm 90 ditë brenda 6 muajsh.
Udhëtimet pa viza duhet të shpërbejnë për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme.
Liberalizimi i vizave: Ku, si dhe për sa kohë?