Analisti Ardian Arifaj i ftuar në RTV Dukagjini ka thënë se është duke ndodhur një intesifikim i ndërmjetësimit mes Kosovës dhe Serbisë. Ai shtoi se nxitimi i përfaqësuesve të shteteve ka të bëjë me afatin për ndërrimin e tabelave për regjistrimin e veturave në pjesën veriore.
“Kemi degjuar se disa ambasador perendimorë kanë thënë se ky afat ishte i shkurt”, tha Arifaj duke shtuar se qytetarët duhet të pyesin vetën se cilat janë përfitimet nga ndërrimi i tabelave.
Arifaj tha se “Kosova duhet te jetë realiste në qasjen e vet, të kërkojë zgjedhje dhe të mos t’i bëhet vetës pengesë”, sepse sipas tij Kosova gjithmonë është duke dalur keq.
Ndërsa për propozimin e Lajçakut për kornizën e re të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Arifaj theksoi se Lajçak ka perpjekje të ruaj këtë momentum në përpjekje që dy vendet, Kosova dhe Serbia të gjejnë një zgjidhje dhe të gjendet një pikënisje e këtyre bisedimeve.
“Perfshirja e dy vendeve është e rëndësishme sepse shpërblimi për të dyja vendet është anëtarësimi ne BE. Askush nuk mund të premtoj anëtarësimin në BE në mënyrë më bindëse se Gjermania dhe Franca”, vijoi Arifaj.
Ndërsa për asociacionin, Arifaj theksoi se nuk mund të spekulojnë sepse gjithçka duhet të diskutohet në tavolinën e bisedimeve dhe Kosova duhet të marrë pjesë në mënyrë aktive për çdo ide që diskutohet në këtë tavolinë. Për idetë e Kosovës, analisti Arifaj ka theksuar se ka munguar diskutimi për çështjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, atë të problemeve politike.
Ndërsa sa i përket çështjes se pengesës për anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara për Kosovën, sipas analistit Ardian Arifaj është Rusia dhe jo Serbia.