Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar për mbrojtjen e afërt ndaj ministrit Faton Peci, për shkak të publikimit të një raporti të komisionit të përbërë nga zyrtarë të Ministrisë.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se nëse ministri ka kërkuar mbrojtje të afërt, si duhet t’ia bëjnë zyrtarët përkatës, a duhet edhe ata të kërkojnë mbrojtje të afërt dhe a duhet edhe ata të jenë të rrezikuar.
Musliu ka përmendur Kadri Veselin që në vitin 2016 pati nisur një aksion për lirimin e pronave të uzurpuara dhe ai nuk kishte pasur aspak frikë.
Postimi i saj i plotë:
Ministri I Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci paska kërkuar mbrojtje te afërt pasi qe paska publikuar një raport te komisionit te përberë nga zyrtare te Ministrisë te cilët kishin vizituar dhe identifikuar një nga një pronat e uzurpuara te Institutit Bujqësorë te Kosovës.
Nëse Ministri ka kërkuar mbrojtje te afërt qe ka publikuar dhe raportuar këto uzurpime si duhet te ja bëjnë zyrtaret përkatës?
A duhet edhe ata te kërkojnë mbrojtje te afert për punën qe Ministra i ka ngarkuara ta bëjnë?A mund te jene edhe ata te rrezikuar siç ka pretenduar Ministri për vete
Dua t’ia përkujtoj Ministrin Peci qe ne vitin 2016 Kryetari Veseli pat nisur një aksion për lirimin e pronave te uzurpuara, ishin identifikuar, publikuar dhe liruar qindra prona te uzurpuar te APK!Kryetari Veseli aspak nuk u pat frikuara atë kohe, pas atij aksioni shume biznese patën filluar te punojnë dhe zgjerojnë bizneset e tyre.