Abazi: Nuk jemi duke u matur me Kutin e njëjtë në raportin e liberalizimit të vizave

Abazi: Nuk jemi duke u matur me Kutin e njëjtë në raportin e liberalizimit të vizave

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka thënë se Kosova nuk është duke u matur njëjtë në raportin e liberalizimit të vizave.

Sipas tij, duhet që Kosova të pajtohet me këtë çështje.

“Ne nuk jemi duke u mat me kutin e njëjtë në raportin e liberalizimit të vizave. Pikë. Dhe ne duhet të pajtohemi me këtë çështje. E vërteta është që janë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut që lëvizin lirshëm, çdo aspekt i nivelit të vlerësimit socio-ekonomik-kulturor është pothuajse i barabartë me banorët e Kosovës, njëjtë me Shqipërinë”, ka deklaruar Abazi në Tëvë1.

Ai thotë se sot nuk është pritur vendim, por është pritur një dritë e gjelbër, teksa thotë deri në takimin e radhës, Kosova duhet të punojë në mënyrë intensive.

“Është e arritur fakti që është pjesë e agjendës sot, është e arritur edhe çështja që patjetër duhet të bëhen këto hapa për të arritur tek momenti përfundimtar. Sigurisht që sot nuk është pritur vendim, por është pritur një dritë e gjelbër e fillimit të kalimit të 7-8 hapave të tjerë që kanë mbet. Në një moment kur drita e gjelbër është pritur, ka ndodhur të na del një ngjyrë e portokalltë, prapë jemi në një pritje deri më 9 nëntor nëse është e saktë data e mbajtjes së takimit. Prapë duhet të punojmë në mënyrë intensive, ne nuk duhet të ndalemi fare”, theksoi Abazi.

Related Articles