Pejë: Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar

Pejë: Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar

Një 60 vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

Gashi tha se viktima ishte gjetur nga një familjar.

“Në rrugën “Mbreti Zog” është gjetur pa shenja jete një person. Është njoftuar policia dhe ekipi mjekësor që kanë dal në vendin e ngjarjes. Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor. Viktima është i moshës rreth 60-vjeçare” – tha Gashi.

Ai theksoi se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Rasti është duke u hetuar dhe cilësohet si “Hetim i Vdekjes” – theksoi ai.

Related Articles