Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, thotë se edhe në kohën që ai qeveriste vendin ka patur korrupsion.
Berisha është shprehur në emisionin “Opinion” se në atë ka pasur dhe luftë kundër korrupsionit dhe nuk ka pasur tendera sekret.
Kryedemorkati akuzoi qeverinë se ka firmosur shkresën për t’i dhënë inceneratorëve miliona euro dhe se kjo gjë përbën një aferë korruptive.
“Unë kamë firmosur në përputhej të plotë me ligjin. Kam firmosur mbi 7 mijë vetëm vendime qeverie, por në përputhje me ligjin. Pa diskutim ka patur korrupsion. Por ka patur dhe një luftë aktive kundër korrupsionit. Ka patur konkurrencë. Nuk ka patuar prokurime sekrete apo me fonde maksimale. Janë 420 milionë euro djegësat, të cilat kryeministri kurrë nuk duhet ta firmoste”, tha Berisha.