Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu ka falënderuar nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, kryeministrin Edi Rama për paraqitjen e tij të famshme në Këshillin e Evropës.
Ajo ka kujtuar termin ‘’organizatë terroristë’’ nga njerëz të VV-së, siç është ministrja Donika Gërvalla.
‘’Dua ta falënderoj Edi Ramën nga ky Kuvend. Po heshtë kryeministri e shoqëria civile. Pati pak zëra kundër akuzave të luftës së UÇK-së.’’
Ajo ka përmendur raportin e Dick Martyt.
‘’Jam trndotiur kur pas terminologjisë organizatë kriminale, parlamenti heshti dhe vazhdon të heshtë edhe sot. Heshtja e qeverisë së Kosovës do të mbahet në mend si heshtje turpëruese. Këtë besim e ktheu Rama me paraqitjen e tij në Këshill të Evropës. Ti nderove gjithë shqiptarët. Bartëasit e institucioneve të Kosovës fali për heshtjen inatçore”, thotë ajo.