Deputeti i VV-së që votoi kundër Kodit Civil: Ishte veç një pikë kontestuese

Deputeti i VV-së që votoi kundër Kodit Civil: Ishte veç një pikë kontestuese

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, që është njëri nga deputetët që ka votuar kundër Kodit civil, ka thënë se ka qenë vetëm një pikë kontestuese sa i përket këtij kodi.

Bajrami tha se Kodi Civil është një njëhësim i çështjeve civile, që sipas tij, veçse janë në Kushtetutën e vendit.

Tutje, ai mohoi se ka pasur kërkesë nga zyrtarë të VV-së se kurdo që të vijë për votim në kuvend, Kodi Civil të votohet edhe nga ata që s’e kanë votuar.

“Një gjë e tillë, ne e kemi diskutuar në rrafshin shoqëror për mundësitë që do t’i krijonte kategorive të caktuara në vend dhe se në lidhje me kërkesën për ta votuar Kodin Civil, në VV por edhe në grupin parlamentar ne nuk marrim kërkesa, zakonisht marrim ftesë për secilën pikë që e kalojmë”.

“Nuk na është kërkuar prej zyrtarëve të VV-së. Për vete, në herën e parë që kam votuar kundër Kodit Civil, nuk më është kërkuar asnjëherë një gjë e tillë”, është shprehur Bajrami në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Bajrami tha se Kodin Civil s’e ka votuar pasi që sipas tij, aty s’ka qenë e specifikuar saktë se si do të rregullohet martesa mes personave të gjinisë së njëjtë.

Related Articles