Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar me qytetarë në Suharekë, me të cilët bisedoi për një sërë temash.
Haradinaj tha se pushtetarët po fshihen nga qytetarët, teksa shtoi se me suharekasit bisedoi për dialogun, domosdoshmërinë e rolit amerikan në të si dhe rëndësinë e madhe që ka për vendin anëtarësimi në NATO.
“Gjithashtu, shpreha shqetësim për mënyrën se si po i qaset qeveria krizës në vend, çmimet në rritje, por jo edhe pagat, të cilat edhe më tutje mbesin të parregulluara me ligj”, ka shkruar Haradinaj.
Tutje, kreu i AAK-së tha se varfërimi i mjekëve, mësimdhënësve, policëve e zyrtarëve të tjerë të shtetit, shkakton dobësimin e sistemin shëndetësor, arsimor, atij të sigurisë por edhe të shtetit.