Komandanti i ri i KFOR-it në Kosovë, Angelo Michele Ristuccia, pas takimit me presidenten Osmani tha se misioni është plotësisht i fokusuar në zbatimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimeve të Kombeve të Bashkuara.
Ristuccia tha se KFOR-i mbetet i përkushtuar të mbajë nivel të lartë të bashkëpunimit me institucionet e Kosovës dhe të mbështesë përpjekjet diplomatike të Evropës në dialogun Prishtinë – Beograd, të lehtësuar nga BE-ja.
Ndërsa, gjatë takimit, Osmani tha Kosova mbetet e përkushtuar për të vazhduar punën me partnerët e Kosovës për ta dërguar vendin drejt NATO-s.