Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale.
Për këtë fenomen shqetësues këtë muaj ka pasur reagimeve të shumta, pas disa ngjarjeve që tronditën vendin.
Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në qytetin e Gjakovës, ku një person dyshohet të ketë sulmuar seksualisht një vajzë të mitur.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se ajo çfarë e bën edhe më tronditës rastin, është se i dyshuari është xhaxhai i viktimës.
Bazuar në dëshminë e të miturës e cila denoncoi rastin në Polici, ngjarja ka ndodhur gjatë verës në shtëpinë në rrugën ‘Martin Camaj’ ku ajo jeton me prindërit e saj.
I dyshuari nuk është arritur që të arrestohet pasi që i njëjti ndodhet jashtë shtetit, mirëpo me vendim të prokurorit ndaj tij kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm seksual’.
Ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të sigurohet prezenca e të dyshuarit për intervistim nga hetuesit policorë.