Paramilitarët serbë që operonin në Vaganicë të Mitrovicës nxorrën para togës së pushkatimit 3 qytetarë civilë. Fati i tyre ishte komandanti i UÇK-së, Ismet Haxha, i cili përmes një breshërie kallashnikovi jo vetëm që shpëtoi robërit shqiptarë, por edhe vrau paramilitarët serbë. Numri i të plagosurve ishte shumë më i lartë nga luftimet që pasuan aksionin.
Një prej aksioneve të suksesshme të luftës së UÇĶ në Vaganicë, që drejtohej nga komandanti Ismet Haxha kundër paramilitarëve serbë , ndodhi më 6 prill të vitit 1999, rreth orës 11 të paraditës.
Vaganica ishte e mbushur me refugjatë nga të gjitha anët, fakt që e bënte luftën më të vështirë për UÇĶ, pasi ushatarakët serbë hakmerreshim ndaj civilëve.
“Ishim disa ushtarë dhe civilë të armatosur që vepronim në këtë lagje e deri ne Vaganicë të poshtme tek shtabi i UÇK-së ku ishin edhe shumë ushtarë tjerë. Ne ishim në vëzhgim tëre kohën sepse forcat serbe ishin të pozicionuar nëpër shtëpitë e shqiptarëve të dëbuar në lagjen BAIR. UÇK-ja sulmoi njëkohësisht në kry me komandatin Haxha. Bashkë me të ishin Halil Gjinovci, Selim Gjinovci të cilët bashkërisht shkuan në drejtim shtëpive që po digjeshin në lagjen Bair nga forcat serbe. Kishte dhe ushtarë të tjerë si Kushtri Kusha, Kushtrim Nuli (Tuli) Besim Mustafa (Prishtinalia) i cili kishte ardhur nga Prishtina në vizitë dhe kishte mbetur aty gjatë gjithë luftës.Paramilitarët dhe çetnikët serbq vetëm kishin hyrë nëpr shtëpitë e kojshive (Terdefcve). Kishin djegur edhe disa shtëpi për rreth dhe ndjekur disa njerëz të moshuar që nuk i lqshojshin shtëpit e tyre. Ne hymë në shtëpin e axhës tim ku edhe kishim te strehuar disa nga armët që kishim dhe ishim te vendosur disa shokë. Një ushtar i Arkanit i cili ishte duke na vëzhguar e kishte kapur dhe e kishte pyetur se sa veta ishim ne aty brenda. Atë e kishin përulur për toke dhe kishin ardhur tre ushtarë në drejtim tonin. Në të hyrë brenda një ushtar serb shqelmon derën me të madhe dhe futet brenda. Unë duke kujtuar se është tezaku im Besi, dal i nervozuar me dashje t’i them kadal mos bë zhurmë se armikun e kemi afër. Dhe kur dal, ushtari pa fol asnjë fjalë me fut Kallashin në gojë dhe me përkul në gjunjë”, e nis rrëfimin e asaj dite, Argjent Zeqiri, ish ushtar i UÇK-së.
Ai tutje tregon se si rrodhi ngjarja.
“Erdhën edhe dy policë tjerë dhe neve treve na mbështesin për muri me duar rreth kokës dhe dy nga ta hynë brenda të kontrollojnë shtëpinë. Në atë moment pashë kokën e një shokut ushtarit tonë jashtë murit të oborrit me emrin Vesel Dervishi dhe komunikojke me mu më sy. Ai e kishte kallashin në dorë dhe pyeste se sa veta na kishin rrethuar. Përderisa ai u mundojke të komunikonte me mu, ushtari serb, e ka pa dhe aq lirshëm i tha: “Dogji Ovamo” (eja këtu). Kur dëgjoj këtë zë të mallkuar, komandanti Ismet Haxha ishte veç në pozicionin e duhur në drejtim me ne, në anën jashtë murit (në sokak), në një largësi ajrore 4-5 metra është ngritur në këmbë dhe shkrepi një breshëri plumbash në drejtim të këtyre dy paramilitarëve serbë te cilit na mbanin peng. Filluan gjuajtje edhe nga ana tjetër e ushtarëve serbë që ju vinin në ndihmë paralimitarvëe, mirëpo në vendin tjetër kyç ishte edhe një ushtar i joni Besnik Bilalli i cili gjuajti me granatë dorë dhe ndali hovin e paramilitarëve derisa ne u terhoqëm nga aty. Ismet Haxha vazhdoi të përballet me ta derisa i la që të tre paramilitarët të vdekur në vend dhe disa tjerë të plagosur që vinin çdo moment në mbrojtje të shokëve të tyre. Pas pak, në ndihmë erdhën edhe disa ushtarë tjerë të Vaganicës dhe rrethinës që luftuan pandërprerë deri me hyrjen e NATO-s në Kosovë”, përfundon rrëfimin Zeqiri.