Tenori i njohur kosovar, Ramë Lahaj, përmes rrjeteve sociale shpesh reagon rreth ngjarjeve e temave të cilat i përkasin Kosovës.
Së fundi ai ka treguar për problemet që janë ballafaquar artistët e rinj nga stafi i “Ramë Lahaj International Opera Festival”.
Ai theksoi që procesi i aplikimit për viza, për disa të rinj që do të udhëtonin drejt Evropës, për aktivitete, ishte i ndërlikuar, me termine të vështira dhe ‘kërkesa e dëshmi banale’.
Tenori e konsideron se është e turpshme që kosovarët të mos mund të lëvizin lirshëm e pa viza, edhe në vitin 2023.
Postimi i plotë:
U bënë vite që Kosova negocion e plotëson çdo kusht për të marr të drejtën elementare të lëvizjes së lirë, atë të liberalizimit të vizave.
Në platformën e festivalit tonë RLIOF qëllimin kryesor e kemi mbështetjen e talenteve të rinj, këto dit stafi ynë u përballu me proceset e aplikimit të vizave për disa prej artisteve të rinj, që do të udhëtojnë për disa aktivitete në Evropë.
Aplikacione të ndërlikuara, termine që mezi i bën, kërkesa e dëshmi banale!
Është vërtet e pa pranueshme dhe e turpshme që Kosovaret edhe në vitin 2023 të mos mund të lëvizin të lirë, kur dihet që janë plotësuar të gjitha kushtet dhe që një pjesë e madhe e jona veçse jeton në shtete evropiane.