Munishi: Dikujt mundet mos t’i pëlqej frizura e Agim Ademit, por ai është president

Munishi: Dikujt mundet mos t’i pëlqej frizura e Agim Ademit, por ai është president

Në Superligën e Kosovës duhet me pas sa më shumë dashuri, e sa më shumë pozitivitet. Ky është mesazhi që ka dhënë trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi në emisionin “Sports Show”.

Ai është shprehur i sigurt se skuadra e tij në edicionin e ardhshëm do të jetë në garat evropiane, teksa ka pranuar se skuadra e tij nuk është në nivel me Dritën dhe Ballkanin.

“Jam i sigurt se do të jemi në Evropë. Ballkani ka super skuadër. Edhe Drita ka super skuadër dhe këtë duhet ta pranojmë. Ne, aktualisht nuk jemi në nivelin e tyre”, ka thënë Munishi, i cili më pas ka ngacmuar rivalin e tij të ardhshëm, Dritën. “Ata më kanë dëgjuar. Kur e kanë pas ekipin e Traktorit ua kam thënë, mos investoni ku s’duhet, por në ekip. Tani më kanë dëgjuar dhe kanë investuar në ekip dhe po i kënaqin edhe tifozët edhe veten me gola e lojë të mirë“, ka shtuar Munishi.

“Djali i kryeqytetit” më pas ka thënë se kanë filluar t’i normalizojnë marrëdhëniet me FFK-në si klub.

“Është interes nacional që Prishtina me kanë e fortë. Prishtina duhet t’i ketë raportet e mira me federatën. Unë personalisht kam gjithmonë raporte të mira me presidentin Agim Ademi. Tani edhe si klub kemi filluar t’i normalizojmë marrëdhëniet. Dikujt mundet mos mi pëlqy frizura e Agim Ademit, por atë e kemi president dhe duhet me respektu”, ka shtuar Munishi, i cili këtë deklaratë e dha pasi që paraprakisht njoftoi se i pari i FFK-së është duke e ndjekur emisionin, pasi i ka ardhur një mesazh në telefon me ‘emojin’ e duartrokitjeve nga Ademi, për deklaratën e tij se në Superligë duhet të ketë më shumë dashuri.

Related Articles