Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është prangosur në Arllat të Drenasit për shkak se gjatë kontrollit që i është bërë nga njësiti policor, derisa kishte qenë duke udhëtuar me një veturë, i janë gjetur dhe sekuestruar substanca narkotike.
Sipas policisë janë sekuestruar 10 gramë substanca të dyshuara narkotike të llojit Kokainë, 1 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit Marihuanë dhe një peshore digjitale. Policia ka njoftuar sot se rasti ka ndodhur me 15 tetor pas orës 23:00.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
/Gazeta Enigma/