Dogana e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se janë konfiskuar 64 mijë.350 litra Coca Cola të falsikikuar.
“Oficerët doganor pas dyshimeve fillestare se produkte e paraqitura per zhdoganim mund të jenë të falsifikuara kane ndërmarr veprimet e nevojshme ligjore për verifikimin e tyre. Si rezultat është konfiskuar një sasi e konsiderueshme, respektivisht 64.350 litra të produkti Coca – Cola te falsifikuar” thuhet në njoftim.
“Pas konfirmimit të bartësit të së drejtës se mallrat e ndaluara janë të falsifikuara, Dogana e Kosovës ka konfiskuar mallrat në sasi prej 64350 litra, me markën tregtare “Coca Cola” dhe origjinë nga Iraku. Sipas dispozitave ligjore në fuqi malli i falsifikuar nuk lejohet të dal në qarkullim të lirë, andaj malli i konfiskuar do ti nënshtrohet procesit të asgjësimit”.