Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim mikun e tij, ish- ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati.
Kjo u bë e ditur me anë të një komunikate për media nga zyra e Kryeministrit.
“Në takimin që u zhvillua në Zyrën e Kryeministrit, Kryeministri Kurti dhe z. Bushati folën për bashkëpunimin dhe raportet e Kosovës dhe Shqipërisë”, u tha në komunikatë.
U diskutua për zhvillimet politike në vend dhe rajon dhe për ndikimet gjeopolitike dhe gjeoekonomike të luftës në Ukrainë shkaktuar nga agresioni i paprovokuar dhe i pajustifikuar i Federatës Ruse.