Bashkëkryetari i partisë ‘Guxo’, Faton Peci ka thënë se njëra nga arsyet e largimit të deputetes Doarsa Kica-Xhelili nga kjo parti ishte refuzimi për të qenë zv/kryeministre, refuzim ky që, sipas tij, Kica-Xhelili e kishte mësuar pas 1 viti.
Peci tha se emri i Kica-Xhelili është përfolur për mundësinë që ajo të jetë zv/kryeministre, por në fund, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti kanë vendosur që Kica-Xhelili mos ta marrë këtë pozitë.
Sipas tij, ky refuzim ka ardhë si pasojë e mungesës profesionale institucionale.
“Deputetja ka qenë pjesë e përfoljes për mundësinë që ajo me qenë zv/kryeministre, dhe ka pasu një refuzim prej Guxo’s këtë informacion deputetja në fjalë e ka marrë dikun pas 1 viti, dhe unë e kam parë që ajo ka tentu me gjet një arsyetim për m’u largu. Emrin e saj e ka përmend edhe dikush prej Guxo’s edhe dikush prej VV;së, arsyeja që mos me qenë ka qenë vec me ia jap rastin me u maturu politikisht. Refuzimi që deputetja në fjalë me qenë zv.kryeministre, idenë e ka pas shumë të shëndoshë, që thjesht mos me sfidu dhe mos me fut në një pozicion me mungesën e përvojes institucionale. Ka qenë emër që e ka pas besimin e Vjosës dhe të gjithë neve. Unë jam njëri prej atyre që e kam përkrahë shumë”, tha ai.
Tutje, Peci tregoi se Vjosa Osmani dhe Albin Kurti kanë vendosur që Kica-Xhelili të mos jetë zv/kryeministre.
“Akterët kyq kanë vendos: Vjosa Omsani dhe Albin Kurti”, tha ai në rtv dukagjin.