Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz i ka reaguar homologut serb, Nikola Selakoviq i cili iu referonte asaj në OKB si ‘Schwarz’ e jo si “Gërvalla”.
Ajo tha se ministri serb nuk mund ta quante në emrin e babait të saj sepse është e rëndë për Serbinë një çështje e tillë.
Po ashtu, ajo u shpreh se shërbimi sekret serb ia ka vrarë babanë, Jusuf Gërvalla bashkë me vëllain e tij, Bardhosh Gërvallën.
Në mesin e të vrarëve ishte edhe veprimtari Kadri Zeka. Vrasja e tyre ndodhi më 1982.
“Nuk desha të iu mërzis me këto sulme personale, por nuk mund të kaloj këtë. Selakoviq nu karriti as të më thërras emrin, emri im është Gërvalla, ka arsye që nuk mund të më thërras emrin tim. Babai im është vrarë nga shërbimi i sigurisë së Serbisë”, tha ajo në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
“Për këtë është e vështirë të përmendet emri Gërvalla apo qysh do që e quani ju. Është një vrimë e errët e Serbisë për këtë mbiemër”, theksoi ajo.