Shqipëria në OKB fton Serbinë “të mësojë prej Kosovës”

Shqipëria në OKB fton Serbinë “të mësojë prej Kosovës”

Ambasadori i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Ferit Hoxha, ka thënë se Serbia ankohet për çështjen e minoritetit serb në Kosovë, megjithatë, sipas tij, Kosova ka kornizën ligjore ndër më të mirat në rajon për këtë çështje, e është Serbia ajo që bën shkelje të të drejtave të minoriteteve.

“Serbia gjithmonë i kushton shumë vëmendje pakicës serbe në Kosovë dhe ne inkurajojmë Qeverinë e Kosovës ta bëjë këtë, por korniza ligjore për pakicat në Kosovë është ndër më të mirat në rajon. E them me sinqeritet, që ankesat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, siç është pasivizimi i adresave, është diçka që njihet nga të gjithë”, ka thënë Hoxha.

Ai ka lavdëruar Kosovën për sanksionet ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë. Është ankuar se misionit të UNMIK-ut i ka kaluar koha dhe s’përket me realitetin aktual.


Related Articles