Komandanti rus e pranon se është ‘tensionuar’ situata në Kherson

Komandanti rus e pranon se është ‘tensionuar’ situata në Kherson

Komandanti i forcave ruse në Ukrainë ka thënë se situata në qytetin jugor të Khersonit është “e vështirë” dhe banorët duhet të evakuohen.

Sipas gjeneralit Sergei Surovikin, trupat ukrainase duke përdorur raketat Himars po godasin infrastrukturën dhe banesat e qytetit.

Kështu ka thënë ai në televizionin shtetëror rus, shkruan BBC.

“Ushtria ruse mbi të gjitha do të sigurojë evakuimin e sigurt të popullsisë” të Khersonit.

Zyrtari rajonal i instaluar nga Rusia, Kirill Stremousov, paralajmëroi banorët e Khersonit se “në të ardhmen shumë të afërt” trupat ukrainase do të nisnin një sulm ndaj qytetit.

“Ju lutemi merrni seriozisht fjalët e mia – po flas për evakuimin sa më shpejt të jetë e mundur,” tha ai në shërbimin e mesazheve Telegram.

Ai shtoi se njerëzit në bregun perëndimor të lumit Dnieper (i quajtur Dnipro në Ukrainë) ishin më të rrezikuarit.

Related Articles