Kosova me ngritjen më të lartë në botë për shpejtësi të internetit

Kosova me ngritjen më të lartë në botë për shpejtësi të internetit

Shërbimi online “The Speedtest Global Index” ka bërë matjen e shpejtësisë së internetit në 181 vende të botës, ku Kosova ka shënuar ngritjen më të lartë në këtë ranglistë për sa i përket shpejtësisë së internetit në telefona mobilë për muajin shtator.

E para në listën e “Mobile Global Performance” renditet Norvegjia me 126.94 megabajt për sekondë.

Pas Norvegjisë janë Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Kina e kështu me radhë.

Edhe pse Kosova renditet e 72-ta në këtë listë, e veçanta është se sipas analizave të këtij shërbimi, shteti më i ri në Evropë ka shënuar një ngritje prej +42 vendeve në ranglistë nga muaji i kaluar.

Ndërkaq, ngritje Kosova ka shënuar edhe për sa i përket internetit “broadband” në + 6 vende në krahasim me muajin e kaluar, apo e 76-ta nga 181 vende ku është testuar shpejtësia e internetit.

Më mirë se Kosova në ranglistë për sa i përket shpejtësisë së internetit në telefon gjendet Shqipëria, e cila renditet e 51-ta, duke shënuar ngritje për pesë vende nga muaji i kaluar. Mirëpo, për internetin “broadband”, Shqipëria gjendet në pozitën 96 për këtë muaj, 20 pozita më dobët se Kosova, njofton Klankosova.tv.

Nga rajoni, Maqedonia e Veriut gjendet më së miri – në vendin e 16-të me 7 pozita më lart se në muajin gusht për sa i përket internetit në telefon. Mirëpo, me internet “broadband” nuk i ka fare punët mirë, duke u renditur në pozitën 106.

Për ta parë listën e plotë, klikoni KËTU.

Related Articles