Zyrtari i Listës Serbe, Ivan Todosijeviq, është dënuar të mërkurën me një vit burgim – në seacën e rigjykimit – për “përhapje të urrejtjes dhe jotolerancës”, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, avokati e tij, Nebojsha Vllajiq.
Todosijeviq pati deklaruar në mars të vitit 2019 se “arsye për agresionin e NATO-s ka qenë e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë dhe masakra e trilluar e Reçakut”.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se dënimi ndaj Todosijeviqit është “i turpshëm, i motivuar etnikisht dhe politikisht”.
Sipas tij, aktgjykimi ka treguar se serbëve në Kosovë u mohohet liria e fjalës dhe se autoritetet e Kosovës, në fakt po përhapin “urrejtje dhe jotolerancë racore, fetare dhe etnike ndaj serbëve”, raporton rel.
“Nuk ka dyshim se ky aktgjykim është llogaritur me kujdes në Prishtinë, me qëllim të shkaktimit të tensioneve të reja dhe krizës në mesin e popullit serb, veçanërisht në veri të krahinës, sepse asnjë serb në Kosovë dhe Metohi nuk mund të shikojë pozitivisht këtë lloj hakmarrjeje, kundër njërit prej tyre”, ka thënë Petkoviq.
Ai u ka bërë thirrje serbëve që të mos bien në “provokime të paramenduara” dhe të qëndrojnë të qetë.