Memli Krasniqi, deputet i PDK-së, njëherit kryetar i kësaj partie, ka thënë se s’ka besuar se në Kuvend ndonjëherë do të diskutohej për këtë projektligj.
“Kontrolla e çmimeve nuk njihet e suksesshme në inflacion, dhe kjo mundet me shkaktua efekte negative sesa mi ndihmua qytetarët”, ka thënë Krasniqi.
“Nuk po mundem me kuptua se si mundet me dal dikush me arsyetua këtë ligj. Nëse duhet me u rregullua tregu për me ruajt konkurrencën duhet të themelohen organe të pavarura e jo Qeveria me hartua këtë projektligj”, ka shtuar ai.
Sipas Krasniqit, ky projektligj duhet me qenë i qartë.
“Ky ligj është totalisht i paqartë dhe me terme fluide. Kjo ia jep Qeverisë të drejtën me i mbajt këto masa edhe kur s’ka krizë ekonomike”, ka shtuar Krasniqi