Besnik Tahiri, shef i grupit parlamentar të AAK-së, ka deklaruar se ky ligj bie ndesh me krejt çka thuhet në 9 nenet e këtij ligji.
“Kisha dashtë një përgjigje nga kryeministri dhe zv.kryeministri se e kanë pa këtë projektligj, apo nuk kanë pas kohë sepse janë duke u marrë me dialogun”, ka thënë Tahiri.
Sipas Tahirit, ky ligj e destabilizon tregun dhe e obligon shtetin me marrë masa kundërkushteteuse në raport me një sektor tjetër e që është sektori privat.
“A jeni more n’men, ku e cakton Qeveria marzhën”, ka shtuar ai.