Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ironizuar me ministrin Hekuran Murati për llogaritjen për produktet dhe fitimin që kanë.
Ai me ironi tha se ai është ministër i financave dhe se gabimin e tij nuk e vërejti as kryeministri i tij.
Abdixhiku tha se Murati që sot duhet t’i marrë letrat dhe të shkojë në shtëpi.
“Qysh sot duhet mi marrë letrat dhe me shku në shtëpi”, tha ai.