Kryeministrja britanike, Liz Truss, ka dhënë dorëheqje pas një muaji e katër ditësh pasi mori mandatin për të udhëhequr me vendin.
Truss ishte pasuesja e Boris Johnson e cili shërbeu si kryeministër nga viti 24 korriku 2019 deri më 6 shtator 2022.
Ajo u bë kryeministrja me mandatin më të shkurtër në histori të Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa i dyti si më jetëshkurtër në krye të vendit ishte George Canning, i cili shërbeu për 119 ditë, pasi vdiq më 1827.
Problemet e kryeministres Truss filluan kur kancelari i saj i parë, Kwasi Kwarteng, tronditi tregjet financiare me një buxhet të vogël, i cili u prezantua më 23 shtator.
Që atëherë, shqetësimi i konservatorëve është shndërruar në zemërim të gjerë brenda partisë parlamentare.