Dita ndërkombëtare e familjës

Dita ndërkombëtare e familjës

Më 15 maj festohet dita ndërkombëtare e familjes, e cila ka një rëndësi të madhe sepse i kushtohet një prej gjërave që njeriu do më së shumti.

Historia e Ditës ndërkombëtare të familjes

Dita ndërkombëtare e familjes shënohet në 15 maj çdo vit që nga viti 1994. Qëllimi i kësaj dite botërore të familjes është që ta theksojë rëndësinë e saj dhe ta rrisë vetëdijësimin për çështjet që ndikojnë tek familjet në mbarë botën. Çdo vit, që nga viti 1996 temën e kësaj dite e përzgjedh sekretari i përgjithshëm i KB. Në vitin 1996 tema ka qenë “Familjet dhe viktimat e para të varfërisë dhe mungesës së strehimit”. 1996, Në vitin 2007, tema ka qenë “Familjet dhe personat me nevoja të veçanta”, në vitin 2016 tema ka qenë “Familjet – jetë e shëndetshme dhe e ardhme e qëndrueshme”.

Ndikimi i teknologjive të reja ndaj mirëqenies së familjes, është tema për vitin 2021.

Tendencat e reja, përfshirë këtu teknologjitë e reja, ndryshimet demografike, urbanizimi i shpejtë dhe tendencat për migrim, si dhe ndryshimet klimatike, shkaktojnë ndryshime dramatike të botës tonë. Në fokus të këtyre tendencave janë analizat për ndikimin ndaj jetës në familje dhe rekomandimet për bërjen e politikave të përgjegjshme, të orientuara kah familja dhe përdorimi i aspekteve pozitive të këtyre tendencave për shmangien e aspekteve negative të  tyre.

Tejzgjatja e pandemisë me COVID-19 e theksoi rëndësinë e teknologjive digjitale në procesin e punës, arsim dhe komunikim. Pandemia i përshpejtoi ndryshimet teknologjike të cilat ishin në zhvillim e sipër si në nivel të shoqërisë, ashtu edhe në atë personal, përfshirë këtu edhe nevojën e shtuar për platforma digjitale dhe inovacione teknologjike të ngjashme. Si rezultat i pandemisë u paraqit një mënyrë inovative e punës (puna nga shtëpia), që u pranua edhe nga punonjësit edhe nga punëdhënësit.

Nga ana tjetër, mbyllja e shkollave dhe puna e shtuar që bëhet nga shtëpia, shkaktojnë një lodhje më të madhe tek prindërit, që mund të lidhet pastaj me ndikimet aktuale negative ndaj mirëqenies së fëmijëve. Teknologjitë e reja digjitale kanë potencial t’i nxisin prindërit që me sukses t’i realizojnë këto detyrime. Në hulumtimin e ndikimit tek familjet, shënimi i Ditës ndërkombëtare të familjes do të fokusohet posaçërisht tek gjendja momentale dhe potenciali i ardhshëm i teknologjive digjitale për promovimin e edukimit për prindërit.

Edukimi për prindërit ka për qëllim përmirësimin e interaksioneve në prindërim, sjellje, njohuri, strategji pozitive, qëndrime dhe përfshin strategji për prindërim pozitiv, stimulim psikosocial dhe parandalim të keqtrajtimit. Gjatë pandemisë me COVID – 19, për shkak të ndjekjes së mësimit nga shtëpia, angazhimi nga ana e prindërve është i domosdoshëm që të mund të mundësohet një proces mësimor i vazhdueshëm dhe të sigurohet një mirëqenie fizike dhe mendore e fëmijëve.  Sekretari i përgjithshëm i KB në raportin e fundit rekomandoi që të bëhen investime në programe për edukim të prindërve në bashkëpunim me familjet, subjektet relevante në rrafsh kombëtar, organizatat rajonale dhe ndërkombëtare dhe shoqërinë civile. Në raport theksohet se është me shumë rëndësi që me programet për edukim të përfshihen edhe gjyshërit dhe të afërmit e tjerë që jetojnë me fëmijët, me qëllim që të mundësohet një përdorim i sigurt i teknologjive të reja dhe të shmanget bullizmi online mes fëmijëve.

Shënimi i Ditës së familjes në vitin 2021 ka për qëllim ta theksojë rëndësinë e programeve të këtilla edukative të cilat do të kontribuojnë për mirëqenien e fëmijëve dhe prindërve.

Qëllimet e „Familjet dhe teknologjitë e reja“, në vitin 2021 janë:

  • Theksimi i rëndësisë të politikave të orientuara kah familja dhe programeve për përgjigje efikase ndaj sfidave, si rezultat i përhapjes së shpejtë të teknologjive të reja;
  • Prezatimi i potencialit rritës të teknologjive informatike dhe për komunikim në përforcimin e aftësive të prindërve nëpërmjet mjeteve për edukim të fëmijëve e në dobi të fëmijëve, familjeve dhe shoqërisë në përgjithësi;
  • Paralajmërim për efektet negative të teknologjive të reja ndaj fëmijëve dhe familjeve;
  • Ndarja e praktikave të mira për përdorimin e teknologjive dijitale për prindërimin, edukimin dhe mirëqenien e përgjithshme në familje.

Related Articles