Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, e ka cilësuar si diskutim të mirë bisedën me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, me të cilin folën për hapat e ardhshëm në dialog.
Borrell tha se sigurimi i stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor është edhe më i rëndësishëm në kontekstin akual gjeopolitik.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve”, është shprehur Borrell në Twitter.
Ndërsa, i pari i qeverisë në këtë bisedë u shpreh se paqja dhe siguria në njërën anë dhe sundimi i ligjit në anën tjetër shkojnë bashkë kudo në Kosovë.