Forumi dyditor, Osmani: S’ka paqe pa gra (VIDEO)

Forumi dyditor, Osmani: S’ka paqe pa gra (VIDEO)

Të shtunën, u mbajt edicioni i parë, i forumit për gra, paqe dhe siguri.

Numri i mysafirëve, që i ftoi presidentja Vjosa Osmani, aktivizoi edhe policinë, të cilët siguruan objektin nga të gjitha anët.

Por, jo pak siguri pati edhe brenda kur nikoqirja iu bashkua të ftuarve, e cila nuk erdhi vetëm.

Kjo zgjodhi që hyrjen ta bëjë me homologun e saj nga Malta, George Vella e të shoqëruar nga pas nga kryeministri, Albin Kurti.

E kur shënoi zyrtarisht hapjen e  forumit të saj, falënderoi ish-sekretaren amerikane, Madeleine Albrigh, të cilës Ia kushtoi këtë ngjarje.

“Kemi menduar që Albright do të jetë folësja kryesore në këtë forum, kur e kemi planifikuar para shumë muajt, por fatkeqësisht ajo ndërroi jetë. Albrigjt do të mbetët figurë historike për këtë vend, për kontributin që e ka dhënë për siguri, paqen dhe lirinë”, tha presidentja Osmani.

E po ta shihte Osmanin e gratë e tjera në Kosovë, se po marrin udhëheqësin e vendit edhe Albright do të ndihet krenare. Kështu deklaroi, sekretari i ShBA-së, Antony Blinken, përmes një adresimi të veçantë që e bëri në këtë forum.

Forumi për gratë, paqen dhe sigurinë që pritet të bëhet tradicional do të vazhdojë edhe të dielën, ku hapjen e punimeve do ta bëjë ministrja për punë të jashtë, Donika Gërvalla-Schwarz.

Related Articles