Tahiri siguron drutë për dimër, fajëson qeverinë për krizën energjetike

Tahiri siguron drutë për dimër, fajëson qeverinë për krizën energjetike

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka akuzuar qeverinë për krizën energjetike krahas një fotografie me dru të prera.

Tahiri thotë se Qeveria nuk ka siguruar asnjë kontratë për energji duke i lënë qytetarët në mëshirën e kohës.

Mes tjerash, Tahiri thotë se qeveria në vend se të merrej me krizën për rrymë ka shpenzuar kohën dhe potencialin në përgatitjen e videove propagandistike.

“Qeveria aktuale nuk ka siguruar asnjë kontratë për energji duke i lënë kështu qytetarët në mëshirë të kohës. Në vend se të fokusohej në sigurimin e kontratave të leverdishme, ajo ka shpenzuar kohën dhe potencialin në përgatitjen e videove propagandistike. Kjo me qëllim të shpërqendrimit të opinionit nga sfidat dhe problemet reale. Madje në funksion të justifikimit të këtij dështimi, ajo ka prodhuar narracione të edukimit publik e qytetarë”.

“Kjo me qëllim që kur të bien temperaturat, kur të rriten shpenzimet, kur të fillojnë reduktimet, kur të mungojnë blerjet dhe furnizimet me energji, si dhe kur të fluturojnë çmimet, ajo përtej fajësimit të opozitës do të fajësojë edhe qytetarët”.

Tahiri tutje thotë se kjo qeveri është duke jetuar jashtë kohës, rrethanave dhe realitetit.

“Kjo qeveri është duke jetuar jashtë kohës, rrethanave dhe realitetit. Nuk është për t’u befasuar sepse shumica e anëtarëve të këtij kabineti, kurrë në jetën e tyre nuk kanë menaxhuar me staf, burime, dhe as nuk janë përballur me ndonjë sfidë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Related Articles