Policia ka bërë të ditur se është zhdukur një djalë në Gjakovë.
Rastin në polici e ka raportuar nëna e tij, e cila tha se djali i saj është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendi i ndodhjes së tij.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se djali i saj kosovar është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendi i ndodhjes së tij. Sipas ankueses viktima është përdorues i substancave narkotike”, thuhet në raport.
Tutje, policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar.