Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Obiliq, ku pjesëtarët e Policisë së Kosovës, e kanë shpëtuar një fëmijë nga rrethana potencialisht të rrezikshme për të.
Policia e Kosovës ka njoftuar se me datën 24 tetor të vitit 2022 zyrtarët e stacionit policor në komunën e Obiliqit, rreth orës 13:00 e kishin shpëtuar një fëmijë të moshës katër vjeç në rrethana potencialisht të rrezikshme për të.
Jeta e fëmijës sipas policës kishte qenë e rrezikuar për shkak se ai ishte futur në nën urë në afërsi të lumit.
“Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Obiliq, me ç ‘rast fëmija në fjalë, kishte kaluar hekurudhën dhe ishte futur nën urë në afërsi të lumit”, thuhet në Komunikatën e Policisë së Kosovës.
Sipas Policisë së Kosovës, fëmijës ishte ofruar shërbimi ndihma mjekësore, ku p[as kësaj ai është dërguar në përkujdesjen e prindërve.