Policia njofton se një i mitur derisa ka qenë në vuajtje të dënimit, ka denoncuar nënën e tij e cila e kishte braktisur djalin e saj të mitur.
Si pasojë e kësaj, ankuesi kishte devijuar dhe ishte marrë me vepra penale të vjedhjes për të cilat është duke vuajtur dënim.
Rasti i cili është hapur si “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”, është nën hetime.
“Ankuesi mashkull kosovar i mitur derisa ka qenë në vuajtje të dënimit, ka denoncuar nënën e tij të dyshuarën femër kosovare e cila e kishte braktisur djalin e saj të mitur dhe si pasojë e kësaj ankuesi kishte devijuar dhe ishte marrë me vepra penale të vjedhjes për të cilat është duke vuajtur dënim. Rasti nën hetime”.