Vëllaznimi dhe Trepça e zhvilluan një ndeshje spektakolare basketbolli në fundjavë në palestrën e stërmbushur “Shani Nushi” në Gjakovë.
Tifozët gjakovarë ndërkohë në derbin e Superligës e shpalosën një parullë trimërie: “Të gatshëm për veri, Mitrovica është Shqipëri”, ndërkohë që e dogjën edhe një flamur serb.
Por, një skenë e turpshme që u pa dhe u dëgjua në këtë palestër, e që nuk u bë e madhe, ishte ajo që ndodhi në momentin e intonimit të himnit të Republikës së Kosovës.
Më pas, ata filluan ta intononin himnin kombëtar shqiptar.
Mungesa e respektit ndaj himnit shtetëror është për çdo kritikë, jo vetëm për tifozët gjakovarë, por për të gjithë ata tifozë që e praktikojnë një gjë të tillë të turpshme në sportin kosovar.
Në vendet tjera të botës, edhe pse nuk ndodh ky fenomen, kontestimi apo vërshëllimi i himnit shtetëror është i dënueshëm me ligj.