Djali i këngëtares së njohur, Shkurte Fejza, Arbri ka kurorëzuar dashurinë e tij me Erzën. ata kanë organizuar një dasmë madhështore ku të ftuar ishin figura të njohura të sferave të ndryshme.
Nuk munguan as dhuratat nga të ftuarit, por tri më uniket ishin nga Shkurte Fejza, Gresa dhe Besiana, të cilat zgjodhën dasmën e më të dashurit të tyre për të kënduar për herë të parë këngët që i kishin dedikuar atij dhe Erzës.
Besiana solli një baladë të ndjerë dashurie, me të cilën çifti bënë vallëzimin e tyre të parë me titull “Tash jemi një”.