Vetura godet për vdekje një këmbësor në Mazgit

Vetura godet për vdekje një këmbësor në Mazgit

Një veturë ka goditur për vdekje një këmbësor sot rreth orës 17:00 në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, më saktësisht në Mazgit.

Lajmin për Enigmen e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 17:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Mitrovicë, respektivisht në fshatin Mazgit, me ç’rast një veturë ka përplasur një këmbësor. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka humbur jetën”, tha Borovci për Express.

Ai tha se njësia e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndiçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.

Related Articles